Kreu i Zjarrfikëses së Lushnjës, Xhezmi Metushi thotë që zjarri mund të jetë shkaktuar nga soba e drunjve. “Njoftimin e kemi marrë rreth orës 3:40 të mëngjesit. Erdhëm në vendngjarje, në banesë ishin dy persona, Koli Koçi u gjend i pajetë në banesë. Zjarri mund të ketë ardhur edhe nga soba, të cilën e gjetëm ndezur. Ne luftuam me flakët, edhe njoftimi ka ardhur me vonesë nga banorët”.- shprehet ai. Çifti i të moshuarve jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë. Gjendja e tyre ekonomike ishte e rënduar dhe banesa ku jetonin ishte me baltë e kallama.