Një banore e pallatit ku ndodhet farmacia që u përfshi nga flakët gjatë natës në Vlorë, ka përshkruar momentin kur ra zjarri një kat poshtë shtëpisë së saj. Ajo tha se në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët. Zonja shprehet se kishte shumë tym në pallat sa po I merrej fryma dhe u panikos.