Top Channel/ Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse
27/08/2025 21:05
Zjarri që nisi mesditën e sotme në sipërfaqen pyjore mbi fshatin Miras në Devoll vazhdon të jetë aktiv.
Sipas përgjegjësit të menaxhimit të pyjeve, situata vijon të jetë serioze, ndërkohë që ekipeve zjarrfikëse u janë bashkuar edhe banorët e zonës.