Një banesë në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve të para, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Forcat zjarrfikëse janë ngjitur me shkallë për të ndihmuar banorët që janë bllokuar brenda, teksa kanë nxjerrë nga flakët edhe dy fëmijë të vegjël.