Top Channel/ Zjarri mbyll aeroportin Heathrow! Anulohen 1351 fluturime, pa energji nga flakët
21/03/2025 12:19

Aeroporti Heathrow i Britanisë, më i ngarkuari në Europë, u mbyll këtë të premte si pasojë e një zjarri të madh në një nënstacion elektrik me pasojë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe anulimin e qindra fluturime nga dhe drejt Heathrow. Imazhet e shpërndara në mediat sociale treguan flakë të mëdha dhe tym që dilnin nga nënstacioni në Hayes. 10 mjete dhe rreth 70 zjarrfikës luftuan me flakët në vendngjarje, ndërsa u bë evakuimi i rreth 150 banorëve që jetonin pranë nënstacionit. Në të gjithë zonën raportohet për 16.000 shtëpi të mbetura pa energji në zonë. Mungesa e energjisë elektrike në aeroport solli anulimin e 1350 fluturimeve. Në një deklaratë, vetë aeroporti bëri me dije se mbyllja do të zgjasë përgjatë gjithë ditës së premte dhe është në funksion të sigurisë së udhëtarëve por edhe stafit të aeroportit. “Pasagjerët nuk duhet të udhëtojnë drejt aeroportit në asnjë rrethanë derisa aeroporti të rihapet”, thuhet më tej në deklaratë. Janari i këtij viti ishte më i ngarkuari për aeroportin e Britanisë së Madhe, me më shumë se 6.3 milionë udhëtarë, një rritje prej mbi 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janari ishte gjithashtu muaji i 11-të radhazi me një mesatare prej mbi 200.000 udhëtarësh në ditë. Mbyllja e përkohshme e Heathrow sjell në mendje vonesat e vitit 2023 në aeroportet britanike, kur sistemi i kontrollit ajror i Mbretërisë së Bashkuar pësoi defekt, duke ngadalësuar ngritjet dhe uljet e avionëve në mbarë vendin.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00