Vatra e zjarrit mbi kodrën e fshatit “Arshi Lëngo” në njësinë Antigone në Gjirokastër, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga Gjirokastra, Libohova dhe Dropulli. Kreu i zjarrfikëseve Pëllumb Shalari tha se përmasa e zjarrit ishte e rrezikshme për banesat, por u ndërhy në kohë dhe flakët u neutralizuan. Policia sipas tij duhet të identifikojë zjarrvënësin dhe të ketë ndëshkime në kohë. Pesë zjarrfikëse dhe mbi 30 efektivë morën pjesë në shuarjen e zjarrit.