Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pronari i stallës, Agjërim Kapa, i tronditur nga ngjarja, është shprehur jashtë kamerave se dëmi është i madh, pasi më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla.