Njoftim se një makinë ka marrë flakë në parkimin e kishës ortodokse në Fier ka vënë në lëvizje shërbimin zjarrfikës. Por, teksa mjeti zjarrfikës shkonte në vendngjarje ka ngecur në urë. Dërrasat janë krisur dhe zjarrfikësja rrezikon të bjerë në lumin Gjanica.