Top Channel/ Zjarrfikësit “ndezin” Athinën/ Protesta në Greqi, kërkojnë punë të përhershme
01/11/2024 22:29

Për të dytën ditë rresht dhjetëra zjarrfikës sezonalë grekë protestuan në qendër të Athinës duke kërkuar punë të përhershme pasi kontratave të tyre u mbaroi afati , në fund të një sezoni të tmerrshëm zjarresh për të gjithë vendin. Protesta e dytë vjen disa orë pasi një grup zjarrfikësësh hynë me forcë në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Krizës Klimatike dhe u përleshën me forcat e policisë. , mbrëmjen e së enjtes. Të paktën 14 vetë u plagosën ,ndërsa pati edhe 4 arrestime. Greqia punëson gati 14700 zjarrfikës të përhershëm , duke përfshirë edhe rreth 2,500, me kontrata gjashtëmujore . Këta të fundit kërkojnë kontrata vjetore pune pasi ekzistojnë sipas tyre mbi 4000 vende bosh në trupën e zjarrfikësve . Jemi këtu se duam të punojmë 12 muaj në vit. Kriza klimatike dhe ndryshimet klimatike nuk duhet të ekzistojnë vetëm në tabelat e ministrisë dhe tek fjalë madhështore. Kriza klimatike është këtu dhe ne jemi gati. Zjarret , që janë një fenomen i zakonshëm në Greqi, tashmë janë bërë më të shpeshta dhe shkatërruese pasi ditët me temperatura të larta, vapë përvëluese dhe errëra të fuqishme janë shtuar duke u kthyer në një normalitet për shumë muaj . Vetëm në periferinë e Athinës u regjistruan sivjet më shumë se 9,000 zjarre pyjore, duke djegur mbi 109,000 hektarë tokë këtë verë , e cila ishte nga më të nxehtat në dekadat e fundit , pas një dimri të butë me shumë pak rreshje. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se protestuesit ishin një pakicë dhe se në ditët ardhshme do të zhvillojë një takim me përfaqësues të zjarrfikësve sezonalë, partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë që në verë i quante zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët, kurse tani dërgoi forcat policore për tu konfrontuar me ta.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34