Situata në Fushë Arrëz nuk është ende jashtë rrezikut, pasi flakët po vijojnë të përparojnë ndjeshëm. Siç shihet nga pamjet një person ka rrezikuar jetën për të shuar flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po vijojnë punën intensive në terren. Temperaturat e larta dhe thatësira kanë ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.