Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, pohon për Top Channel se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.