Muajt e dimrit kanë sjellë edhe problematika përsa i përket zjarreve në banesa. 7-10 raste evidentohen çdo muaj në Bashkinë e Elbasanit gjatë dimrit ndërsa shkak kryesor mbeten bombolat e gazit të papërshtatshme për ambientet e brendshme. Në më pak raste zjarret në banesa kanë pasur si shkak shkëndijat elektrike dhe kjo si pasojë e mbingarkesës së rritit për ngrohje.