Greqia vazhdon të jetë në shënjestër të zjarreve edhe këtë verë. Korrespondentët e Top Channel bëjnë me dije se qindra hektarë pyje janë nën “pushtimin” e flakëve ndërsa zjarret po i afrohen edhe zonat e banuara. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë. Vitin e kaluar Greqia shënoi zjarret më të rënda që nga viti 2006.