Zjarre të mëdha në një front prej gati 30 km janë ende jashtë kontrollit në verilindjen e Atikës, periferisë së kryeqytetit grek duke djegur dhjetëra shtëpi, makina dhe hektarë të tëra tokë pyjore e bujqësore.Gjatë gjithë natës qindëra zjarrfikës u përpoqën të mos lejojnë flakët të kalojnë tek zonat e banuara deri në mëngjes kur filluan të operojnë mjetet nga ajri.