Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit por edhe reshjet lokale të shiut kanë ndikuar në përmirësimin e situatës së zjarreve në vend. Nga 29 vatra aktive një ditë më parë, sot ka vetëm 4 vatra zjarri. Një vatër raportohet në masivin pyjor të Velës në Mirditë, ku raportohet se po punohet me intensitet ndërkohë që nga zjarri nuk ka rrezik për zonat e banuara.