Një mur flakësh përfshiu me shpejtësi kodrat në qytetin e Los Anxhelosit ku jetojnë yjet e Hollivudit mes erërave të forta që kanë pushtuar jugun e Kalifornisë. Zjarret janë aq të mëdha sa mund të shihen nga distanca të largëta; një sërë shtëpish janë shkatërruar, banorë të shumtë braktisën makinat e tyre dhe u larguan në këmbë në rrugët e bllokuara, ndërsa dëshmutarët flasin për njerëz që qanin e vërtisnin largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake.