Gazetari i Top Channel ndodhet në Filis, në periferi të Athinës, ku ka pësuar një incident gjatë raportimit, për zjarret qe kanë pushtuar vendin. Një shkëndijë zjarri ka rënë mbi shpinën e tij, dhe një zjarrfikës grek i ka dhënë ndihmën e parë. “Disa shkëndija më kanë dëmtuar pak në shpinë. Është një zjarrfikës që po më vë ilaç. Shkëndijat e zjarrit, pishave të djegura, fluturojnë dhe godasin kudo”, tha Bibe.