Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme sipër fshatit Koçaj të njësisë Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e livadheve të Karajt”. Siç shihet edhe nga pamjet zjarri i ndihmuar edhe nga era ka përfshirë me dhjetëra hektar pyje dhe kullota. Zjarrfikëset e kanë pasur të pa mundur të afrohen pasi mungon rruga dhe terreni është shumë i vështirë.