Spitali rajonal i Fierit është përfshirë nga flakët këtë paradite. Zjarri dyshohet të ketë nisur në repartin e imazherisë, për shkaqe që ende nuk dihen. Tymi dhe flaket kanë shkaktuar panik te pacientët që ndodheshin në ambientet e spitalit. Të paret që kanë mbërritur në vendngjarje kanë qenë forcat Shqiponja që u kanë dhënë ndihmën e parë pacientëve, ndërkohë që vazhdon evakuuimi i tyre.