Porti i Barit është përfshirë nga një zjarr këtë pasdite. Vatra është në afërsi të parkingut të pasagjerëve, të cilët po presin të udhëtojnë. Një shqiptar, i cili punon në portin e Barit ka dërguar pamjet në numrin e “Ti Raporton” në redaksinë e Top Channel. Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit thonë se zjarri në Bari nuk ka lidhje me portin atje dhe nuk do të cenoje lëvizjen e trageteve drejt Durrësit.