Një banesë është shkrumbuar mbrëmjen e sotme nga zjarri në lagjen “1 Maji”, në afërsi të Plazhit të Vjetër, ku është dëmtuar banesa e qytetares Doloresa Buqe. Zjarrfikësit e Vlorës janë paraqitur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë flakët, të cilat kishin përfshirë pothuajse të gjithë banesën. Aktualisht zjarrfikësit dhe policia po hetojnë shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.