Ish godina e Hipotekës së Durrësit u përfshi nga flakët pasditen e të martës. zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në godinë mësohet se kishte ende dosje të ndryshme, njëra prej të cilave u dëmtua nga flakët. Por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri që zjarri të shuhej në kohë e të mos përhapej në të gjithë godinën. Ngjarja ndodhi në lagjen numër katër të qytetit bregdetar, ndërsa shkak paraprak për zjarrin dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike.