Një vatër zjarri u shfaq këtë të shtunë në Gjirokastër. Flakët përfshinë kodrat e fshatit Arshi Lëngo në njësinë Antigone, ku dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Si pasojë u rrezikua dhe kurora e pishave në këtë zonë. Por ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri që flakët të shuheshin në kohë.