Një depozitë nafte në fshatin Mallkeq, të Bashkisë Selenicë u përfshi nga flakët. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes shkuan forca të shumta zjarrfikëse të cilat pas disa orësh arritën të vendosnin flakët nën kontroll. Depozita e naftës sipas raportimeve paraprake të hetuesve dyshohet se mori zjarr për shkak të gazit. Ndërkohë po mbahet në monitorim nga ana e autoriteteve. Kjo pasi në depozitën ka afro 300 metër kub naftë. Dhe në rast riaktivizimi, fikja e zjarrit do jetë e vështirë.