Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas të Vlorës. I ndihmuar dhe nga era e fortë, zjarri po përparon me shpejtësi. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur mjetet e zjarrfikëses dhe forca për të bërë të mundur shuarjen. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta. Drejt zonës ku është zjarri në afërsi te fshatit Tragjas janë nisur tre mjete të zjarrfikësve dhe 12 punonjës.