Një zjarr i madh ka rënë në qendër të Athinës orët e para të mëngjesit të kësaj të marte duke krijuar jo pak panik mes banorëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë këtë periudhë kryeqytetin helen. Si pasojë e flakëve u dogj një dyqan ndërsa u dëmtuan dy të tjerë. Ndërkohë një person u dërgua në spital pasi pati probleme me frymarrjen nga tymi i madh që përfshiu zonën. Për shuarjen e flakëve u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse. Por vetëm pas afro dy orësh zjarrfikësit mundën ta fiknin zjarrin. Ende nuk dihet shkaku ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.