Me një bregdet të mrekullueshëm dhe toka të shumta, fshati Rinia në Durrës po orientohet drejt zhvillimit industrial. Gratë dhe vajzat e zonës punojnë kryesisht në fasoneri, ndërsa burrat kanë emigruar për arsye punësimi. Gjithnjë e më pak shtëpi mbajnë lopë dhe punojnë tokën.