Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, u ndal te rezultatet e PISA-s, ku Shqipëria renditet vende më poshtë, krahasuar me vite më parë. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se të dhënat e këtij raporti ishin trupëruese për Shqipërinë e cila renditet poshtë Palestinës dhe Uzbekistanit. Mes të tjerash demokratja tha se në vend po thellohet analfabetizmi.