Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë për KosovaPress se po vazhdon operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili ka nisur që dje.