Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se djali i kriminelit serb nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Teksa zbulon detajet e ngjarjes, shqiptari ka treguar hap pas hapi të gjithë sherrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar anë rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.