Bypass-i i Vlorës që i shërbeu lirimit të trafikut në Jug të vendit këtë verë, do të mbyllet përkohësisht. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar shkak për këtë janë punimet e parashikuara në këtë aks rrugor për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpateve nga rënia e gurëve.