Opozita do të nisë protestat më 6 tetor, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg. Ky ishte vendimi i marrë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila zgjati për rreth 3 orë. “Nisje e aksionit në datën 6 tetor, strategjinë e aksionit e ngarkuam në sekretariatin e partisë”, mësohet të jetë thënë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.