Drita jeshile e dhënë një ditë më parë nga deputetet e Parlamentit Europian te cilet miratuan një strategji të re për zgjerimin e BE-së u konsiderua si përgjigje ndaj ndryshimeve gjeopolitike dhe një investim në sigurinë dhe stabilitetin e bllokut. Sipas dokumentit të miratuar më 11 mars, kostoja e moszgjerimit do të ishte më e lartë se ajo e pranimit të vendeve të reja dhe mund të çonte në krijimin e “zonave gri” gjeopolitike, të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme armiqësore. Eurodeputeti Petras Austrevicius, autori i dokumentit, theksoi se modeli aktual i integrimit të BE-së duhet të përmirësohet për të reflektuar më mirë interesat e BE-së dhe pritshmëritë e vendeve kandidate. Dokumenti theksonte se ne mentre te vecante, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në vitet 2026-2027. Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë transformuar sistemin e drejtësisë, dhe diplomacia e jashtme që ka afruar vendin me qendrat vendimmarrëse të Europës. Përparimi i vendit tonë ka ngjallur optimizëm të madh në Bruksel. Rikard Jozwiak, redaktor për Europën i Radios Europa e Lirë, pohonte disa muaj më parë se udhëheqësve europianë u kane bere pershtypje jo vetem reformat e thella në Shqipëri dhe përmbushja e kërkesave të BE-së, por edhe nga imazhi që Rama ka ndërtuar në Bruksel. Sipas Jozwiakut, Rama gjithmonë shfaq mentalitetin “mund ta bëjmë”, e kjo e dallon qartazi nga të tjerët. “Edi Rama është shumë i pëlqyer në Bruksel. Do të thosha, madje, se e duan shumica - qoftë për shkak të karizmës, qoftë për shkak të pozitivitetit. E gjithë prezenca e tij publike është në kontrast të thellë me shumë udhëheqës të tjerë, sidomos nga Ballkani Perëndimor, të cilët vijnë në Bruksel dhe ankohen për cdo gje dhe për njëri-tjetrin”, deklaronte asokohe ai.