Top Channel/ Zgjedhjet, PPE miraton rezolutën e PD! Të gjitha shqetësimet për 11 Majin
30/04/2025 19:46

Takimi i Sali Berishës në Spanjë u mbyll me miratimin nga Partitë Popullore Europiane të rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike. Rezoluta e miratuar nga PPE ngre disa shqetësime për situatën aktuale politike, teksa vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. “Zgjedhjet po minohen nga manipulimi dhe abuzimi me pushtetin; pluralizmi politik po shtypet përmes presionit institucional; dhe sundimi i ligjit nuk po garantohet, për shkak të kapjes së sistemit gjyqësor dhe pandëshkueshmërisë”. Partitë Popullore Europiane i bëjnë thirrje OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës që të dërgojnë më shumë vëzhgues në Shqipëri, ndërsa theksojnë se do ndjekin nga afër gjithë procesin zgjedhor të 11 Majit. “PPE do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur aspiratat e saj europiane dhe duke vijuar mbështetjen për forcat demokratike në vend. PPE do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që procesi zgjedhor të përputhet me parimet demokratike europiane dhe të ofrojë një kuadër për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Ndërkohë, edhe komisioneri Johannes Hahn, gjatë një takimi që pati me kreun e opozitës, Sali Berisha, tha se do ngrejë zërin për të gjitha problematikat e ngritura nga Partia Demokratike dhe që janë pasqyruar në rezolutë. Komisioneri Hahn theksoi se do jetë një avokat i fortë i Shqipërisë në forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit. Nga ana e tij, Sali Berisha u deklarua i kënaqur nga mbështetja që mori nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, duke theksuar se forca e tij politike mundet ta afrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Top Channel/ Rama dëshmitar për dosjen ‘Partizani’? SPAK: E vendos GJKKO!
02/04 19:55
Top Channel/ “Janë të paudhë”! Rama kritika opozitës, zbulon planin për legalizimet: Gati kriteret e reja
02/04 19:53
Top Channel/ “Kapeni për zhelesh”! Plas sherri në Kuvend, tension dhe fyerje mes deputetëve
02/04 19:44
Top Channel/ Peleshi ironizon Topallin: S’ma merrte mendja që…
02/04 15:30
Top Channel/ “I hidhni benzinë zjarrit”, Kuashi: Kjo seancë nuk mund të vazhdojë më në…
02/04 15:22
Top Channel/ “Tallet me familjet e dëshmorëve të 2 Prillit”, Këlliçi- Ballës: Fyeu Vokshin me
02/04 15:22
Top Channel/ Interpelancë për “kullat”, Tabaku: Do shembet Pallati i Kongreseve
02/04 15:20
Top Channel/ Rama hedh poshtë zërat: Integrimi s’është ngadalësuar
02/04 15:19
Top Channel/ Berisha sulmon nga Shkodra: Dosja Balluku mbylli dyert e BE
02/04 15:14
Top Channel/ Parlamenti mbyllet me sherr, Flamur Noka bllokoi foltoren, Balla kërkoi…
02/04 15:13
Top Channel/ “A keni motra e gra”, Vokshi kërkon përjashtimin e Ballës
02/04 15:11
Top Channel/ “Fëmijët e mijë mos mi përënd në këtë sallë”, Vokshi debaton me Muzhaqi
02/04 15:11
Top Channel/ Alarmi amerikan “ndez” Kuvendin, deputetët përplaset për sigurinë në vend
02/04 15:10
Top Channel/ Opozita kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi: Nuk e marr unë vendimin
02/04 15:05
Top Channel/ “Tentuan t’i merrnin kartën”, Muzhaqi: Kjo është e turpshme
02/04 15:02
Top Channel/ “Ky vjen vetëm për të prishur seancën”, Balliu në seancë: Ju e keni për…
02/04 14:59
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top Channel/ “Nxirre përjashta”, Balla merr fjalën, opozita proteston në sallën e Kuvendit
02/04 14:53
Top Channel/ Strazimiri-Peleshit: Nëse ti nuk respekton listën, këtu do ketë vetëm sherr
02/04 14:52
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Peleshi përplaset me opozitën: S’jemi në kafene këtu
02/04 14:51