Ka përfunduar procesi i votimit në komunën e Tuzit në Malin e Zi. Tashmë ka nisur procesi i numërimit për të zgjedhur fituesin. Ky proces zhvillohet në ato qendra ku qytetarët shprehën vullnetin e tyre me votë, prandaj rezultati do të dalë për rreth 1 orë. Në garë janë shtatë kualicione për 32 mandate. Koalicioni që fiton më shumë këshilltarë fiton të drejtën për të përcaktuar kryetarin e komunës për 4 vitet e ardhshme.