Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025. “U hoqën votuesit që u regjistruan në listën votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, sqaroi socialisti.