Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi që të realizohet transferimi i pesë qendrave të votimit në bashkinë e Shkodrës, nga 11 që kërkoi kryebashkiakja Volta Ademi. Qendrat që do të transferohen janë 0116, 0117, 0118, 0119 dhe 0119/1 që lidhin fshatin Shalë me Thethin brenda së njëjtës njësi administrative.