Një sër faktorësh kanë ndikuar negativisht për euron këto ditë duke regjistruar nivelin më të ulët të 17 viteve. Zgjedhjet, prurjet e parave nga emigrantët, por dhe sezoni turistik kanë ndikuar sipas ekspertëve në këtë tatëpjetë të valutës europiane. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë raportojnë se euro në 24 orët e fundit euro këmbehet për 98.01 lekë. Historikisht në prag zgjedhjesh euro është luhatur me disa pikë përqindje duke pësuar rënie por dhe rritje përsëri pas periudhës zgjedhore.