Bosnje Hercegovina, një vend politikisht i paralizuar voton kët të dielë me një listë të madhe prej më shumë se 100 partish dhe koalicionesh. 3.4 milionë qytetarë kanë të drejtë vote . "Në Bosnje-Hercegovinë nuk ka rrezik lufte, por kriza politike është shumë e thellë", tha Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjen. Përgjegjës për këtë situatë janë partitë nacionaliste të tre popujve konstituues sipas kushtetutës të shtetit multietnik - "Partia e Aksionit Demokratik", SDA, e boshnjakëve, "Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur", SNSD e serbëve boshnjakë. dhe "Bashkësia Demokratike Kroate", HDZ e kroatëve.