Top Channel/ Zgjedhje në 5 bashki. Votojnë mbi 334 mijë qytetarë në Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik
09/11/2025 00:00

Këtë të diel në pesë bashki të vendit votohet për të zgjedhur pesë kryebashkiakë të rinj. Janë 334 mijë e 539 votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë me të drejtë vote dhe që kanë mundësi të shprehin vullnetin e tyre që prej orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele kur do të hapen edhe qendrat e votimit, të cilat do të mbyllen në orën 18.00 sipas përcaktimit në kodin zgjedhor kure zgjedhjet mbahen nga 15 tetori deri më 15 nëntor. Përgjatë së shtunës komisioni Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të 8 KZAZ-të e ngritura në pesë bashki. Në Vlorë votojnë 171 mijë e 895 qytetarë, ndërsa në Tepelenë 12 mijë e 667 qytetarë. Në Mat ka 29 mijë e 92 votues, ndërsa në Cërrik numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724. Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 qytetarë. Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore. Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë

Top Channel/ Vjedhje në Lungomare, turistit të huaj i grabitet varësja, në kërkim autori
04/03 22:46
Top Channel/ Aksidentohet punonjësi i bashkisë në Gjirokastër, ra nga kati i dytë teksa pastronte
04/03 20:03
Top Channel/ Rritet pesha e shqiptarëve! 60% e të rriturve mbi peshë. 1 në 10 fëmijë është obez
04/03 19:58
Top Channel/ Kantieret, 90% janë në shkelje! IKMT: 10 ditë afat. Sula: Kontroll edhe në tregje
04/03 19:50
Top Channel/ Braho raporton në Bruksel, pyetet për kapitujt që lidhen me gjyqësorin
04/03 19:49
Top Channel/ Dënimet për “Sterilizimin”, GJKKO 28 vite burg për tetë të pandehurit
04/03 19:45
Top News- Arrestohet 22-vjeçari për kokainë/ U kap në Dhërmi, iu gjet dhe një pistoletë sportive
04/03 18:37
Top News- Konkurrenca monitoron karburantet. ‘Nuk do tolerohen luhatjet e pajustifikuara të çmimeve’
04/03 17:35
Top Channel/ Ushtria amerikane rrëzon një tjetër raketë balistike, dyshohet se kishte destinacion …
04/03 16:27
Top News- Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme
04/03 15:56
Top News- Sulmi në ambasadën e SHBA në Riad, MEPJ: Shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare
04/03 15:47
Top News – Begaj dekreton ndryshimet në qeveri. Presidenti firmos dekretet pas propozimit të Ramës
04/03 15:45
Top News- Sulmi në ambasadën e SHBA në Riad, MEPJ: Shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare
04/03 15:44
Top Channel/ Investimet e krimit në pasuri, raporti zbulon asetet kryesore të sekuestruara
04/03 15:26
Top Channel/ Lufta ndali turizmin/ Ndërpritet çdo komunikim me vendet e Lindjes së Mesme
04/03 15:18
Top Channel/ Begaj firmos ndryshimet në qeveri, dekretohen shkarkimet dhe emërimet e reja
04/03 15:10
Top News – Arrijnë Tiranën, Athinën e deri në Vjenë / Rrezja e raketave të Iranit rrezikon Evropën
04/03 15:05
Top News – Punëtori bie nga lartësia, arrestohen përgjegjësit e Shërbimit Publik në Gjirokastër
04/03 14:53
Top News – PD kundër draftit të Rregullores. ‘Ndryshime të njëanshme, nxitet defunksionalizimi’
04/03 14:53
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
DIGITALB DIGITALB