Mes të ftohtit të madh me temperature nën zero, banorë të një pallati të dëmtuar 10 katësh në Adana të Turqisë, e kaluan natën jashtë të mbështjellë me batanije. Zgjedhja me të cilën përballen ata e shumë të mbijetuar të tjerë tjerë në të njëjtën situatë, nuk është e lehtë: Të përballen me ngricat jashtë, apo të marrin parasysh e të kthehen në banesat e tyre, me mure të plasaritura që ndoshta nuk do ta përballojnë dot një lëkundje tjetër të tokës, e t`i zënë brenda.