Në atë që shihet si përgjigja e parë e saj ndaj zgjedhjes së kandidatit pro-mëvetësisë Lai Ching-te si president i Tajvanit fundjavën e kaluar, Kina organizoi manovrat e saj më të mëdha ushtarake në tre javë rreth ishullit. Ushtria Çlirimtare Popullore zhvilloi patrullime ajrore dhe detare pranë ishullit me 24 avionë dhe pesë anije të Marinës.