Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në KLP, ndërsa po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Ajo i është bashkuar tryezës ku po qëndrojnë personat të cilët po ndjekin mbledhjen. Diplomatja amerikane ka mbërritur e buzëqeshur, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit në sallë dhe ka vënë kufjet për të monitoruar seancën.