Top Channel/ Zelensky trondit OKB: Rusia do sulmojë të tjerë! Ukraina, hapi i parë i tij
24/09/2025 20:02

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për rritje të mbështetjes ndërkombëtare për vendin e tij, ndërsa paralajmëroi për pasojat e neglizhencës ndaj agresionit rus në rajon. “Po, ne duam paqe. Por nëse një shtet dëshiron paqe, duhet të vazhdojë të investojë në armë sepse armët vendosin kush mbijeton,” deklaroi Zelensky. Ai theksoi se, edhe në mes të luftës, populli ukrainas mbetet paqedashës, por se pa ndihmë ndërkombëtare, siguria e vendit të tij është e pamundur. Nuk ka armëpushim sepse “Rusia refuzon”, thotë ai, duke shtuar se ata rrëmbejnë “mijëra” fëmijë ukrainas. Gjithashtu shtoi se pengesa për një armëpushim buron vetëm nga Moska. Zelensky paralajmëroi gjithashtu se anëtarësia në NATO nuk përbën siguri automatike, duke përmendur shkeljet e hapësirës ajrore të Polonisë dhe Estonisë nga Rusia. Ai kujtoi se vetëm pak ditë më parë, 19 dronë rusë kishin depërtuar në hapësirën ajrore të Polonisë, por vetëm katër prej tyre u rrëzuan. Një tjetër shqetësim i ngritur nga presidenti ukrainas ishte situata në Moldavi. Ai paralajmëroi se ky shtet është në rrezik nga ndikimi rus dhe u bëri thirrje vendeve evropiane që të mos e neglizhojnë. “Mos e humbni Moldavinë, ashtu siç u humbën Gjeorgjia dhe Bjellorusia,” tha ai. Zelensky kërkoi nga Bashkimi Evropian më shumë ndihmë konkrete për Moldavinë, jo vetëm deklarata politike. Ai bëri thirrje për mbështetje financiare dhe energjetike për vendin fqinj, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar zgjerimin e ndikimit rus në rajon.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39