Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden që ta ftojë Ukrainën në NATO “tani” – edhe nëse anëtarësimi nuk mund të ndodhë deri pas përfundimit të luftës. Bideni është personi “vendimarrës” për pranimin ose jo të Ukrainës në NATO, u shpreh Zelensky për CNN. “Ai mbështet të ardhmen tonë në NATO”, por një ftesë tani në këto momente do të ishte një motivues i madh për ushtarët tanë”, u shpreh kreu i shtetit ukrainas.