Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në X ai shprehet se e ka ftuar këtë të fundit të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Ndërsa falënderon Shqipërinë për mbështetjen, ai gjithashtu zbulon se me Ramën diskutuan mbi bashkëpunimin me partnerët evropianë.