Volodymir Zelensku shprehu pas takimi me Papa Leonin e XIV mirënjohjen e tij ndaj Vatikanit për gatishmërinë e treguar për të shërbyer si një platformë negociatash të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë. Në mesazhin e përcjellë në Facëbook, presidenti ukrainas lavdëroi po ashtu “zërin e qartë të Atit të Shenjtë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.