Në mesin e konfliktit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi trupat e tij në frontin e luftës në rajonin lindor të Donbasit, ku është përqëndruar tani i gjithë brutaliteti i ofensivës ruse ndaj vendit fqinj pas tërheqjes me turp nga Kievi dhe rrethinat e tij. “Ishim në Lyssychansk e Soledar," tha lideri ukrainas, që postoi dhe foto nga takimet në zonën industriale të cilën Moska po kërkon me cdo kusht ta marrë nën kontroll.