Volodymyr Zelensky udhëton sot drejt Mbretërisë së Bashkuar, vizita e tij e parë në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë. Gjatë kësaj ndalese surprizë, presidenti ukrainas do të pritet nga kryeministri britanik Rishi Sunak, do të vizitojë trupat ukrainasë që trajnohen nga forcat britanike e do t`i drejtohet me një fjalim parlamentit. Kjo është vizita e dytë e tij jashtë kufijve që prej fillimit të agresionit rus, pas udhëtimit që zhvilloi në dhjetor në Ëashington DC.