Ukraina nuk do të mbajë zgjedhje nën ligjin ushtarak edhe nëse Rusia e vendos këtë si një prej kushteve për negociata, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat mund të përmbyllnin mandatin 5 vjecar të Zelenskyt, ishte planifikuar të mbaheshin që në mars ose prill 2024. Por, votimet u shtynë pasi kushtetuta e vendit nuk lejon zgjedhjet gjatë kohës së ligjit ushtarak, i cili u shpall në 24 shkurt 2022 kur nisi dhe agresioni i Rusisë ndaj vendit fqinj.